EMRAT/ Miratohet nënkomisioni Ad-Hoc për KLGJ dhe KLP, ja deputetët anëtarë

EMRAT/ Miratohet nënkomisioni Ad-Hoc për KLGJ dhe KLP, ja deputetët anëtarë

110
0
Shares

Mazhoranca dhe opozita edhe pse mes debatesh më në fund kanë gjetur dakordësi për nënkomisionin Ad-Hoc që do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe atë të Gjyqësorit. Vetëm një ditë pas prezantimit të raportit për kandidatët që do të garojnë për t’u bërë pjesë e trupës së KLP-së dhe KLGJ-së, Komisioni i Ligjeve është mbledhur sërish. Anëtarët në Komisionin e Ligjeve kanë miratuar projekt vendimin për krijimin e nënkomisionit Ad-Hoc që do të bëjë përzgjedhjen e anëtarëve të trupës së KLGJ dhe KLP.

Në radhët e mazhorancës në këtë nënkomision do të kemi Ulsi Manjan, në postin e kryetarit dhe deputetet Klotilda Ferhati dhe Vasilika Hysi si anëtare. Opozita do të përfaqësohet nga Oerd Bylykbashi i PD-së, i cili do të jetë nënkryetar dhe Nasip Naço i LSI-së.

Mbledhja e sotme, ku diskutohej për ngritjen e këtyre dy institucioneve të reja në kuadër të reformës në drejtësi është shoqëruar me debate mes palëve. Partia Demokratike nëpërmjet deputetëve Halimi dhe Alibeaj konstatoi se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të KLGJ e KLP është shoqëruar me shumë problematika. Halimi hodhi poshtë mundësinë e braktisjes së komisionit nga opozita, pasi sipas tij pjesëmarrja e tyre e pengon mazhorancën në tentativën e saj për të kapur sistemin. “Bojkoti i këtyre proceseve do i japë mazhorancës mundësinë për kapjen e drejtësisë. Me qëndrimin e PD për të marr pjesë në procesin e ngritjes se organeve të reja të drejtësisë ne i bëjmë një shërbim të madh vendit”, tha deputeti i PD.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i kërkoi opozitës që të ruajë një rol konstruktiv në këtë proces.

“Shpresojmë që deri në fund do të luani rolin tuaj konstruktiv në reformën në drejtësi”, tha ai.

Më i ashpër në fjalën e tij ishte deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, i cili tha se kandidatët në garë nuk i plotësojnë kushtet dhe disa prej tyre janë të politizuar. “Fjala e ONM u tha se do të ishte urdhër. Institucioni tha se tre kandidatë nuk i plotësojnë kushtet, por Sekretari i Kuvendit i kualifikoi, duke thyer ligjin dhe besimin e shqiptarëve. Pse nuk i respektoni ndërkombëtarët. Në rastin e kryeprokurorit ju u betuat për opinionin e tyre, por tani pse nuk e dëgjoni ONM. U nisëm të bënim reformë në drejtësi nga Xhoni, Fernando, Hahn dhe Juncer dhe përfundojmë t’u japim shqiptarëve drejtësinë e Gencit”, deklaroi Alibeaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY