LISTA/ Vetting-u, ja 57 gjyqtarët dhe prokurorët e parë që po kontrollohen

LISTA/ Vetting-u, ja 57 gjyqtarët dhe prokurorët e parë që po kontrollohen

446
0
Shares

Institucioni i ri Vetting-ut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka nisur rivlerësimin e asaj që do të jetë kupola e sistemit të drejtësisë, me ngritjen e katër institucioneve të reja, shkruan “Panorama”. Në total, janë 57 gjyqtarë dhe prokurorë, që janë përzgjedhur me prioritet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pjesa më e madhe të cilëve janë edhe kandidatë për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Në garën për të qenë anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit kanë aplikuar 14 gjyqtarë, të cilët, para shqyrtimit në Kuvend, do t’i nënshtrohen vetingut. Ndërsa numri i aplikimeve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka shkuar në 18 prokurorë. Mes kandidatëve është dhe Kryeprokurorja e re e përkohshme, Arta Marku, prokurori që po heton çështjen Tahiri, Gentjan Osmani, dhe prokurori që arrestoi ish-Guvernatorin, Adrian Fullani, Ramadan Troci.

Ndërkohë, që në listën e anëtarëve të zgjedhur në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, është dhe ish-drejtoresha e Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurori, Rovena Gashi, e cila u shkarkua nga Prokurorja Arta Marku disa ditë më parë. Në garë janë dy kandidatë për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Malaj dhe Marsida Xhaferrlari. Malaj është gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit, ndërsa Xhaferrllari është Inspektore në KLD.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të verifikojë pastërtinë e figurës, pasurinë dhe aftësitë profesionale për kandidatët që do të jenë pjesë e kupolës së re të sistemit të Drejtësisë, më pas rivlerësimi do të vijojë për gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë të Shqipërisë.

GJYQTARET DHE PROKURORET QE PO I NENSHTROHEN VETINGUT

  1. Altina Xhoxhaj Gjykata Kushtetuese (Kandidat/ Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)
  2. Bashkim Dedja Gjykata Kushtetuese
  3. Besnik Imeraj Gjykata Kushtetuese (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)
  4. Fatmir Hoxha Gjykata Kushtetuese
  5. Fatos Lulo Gjykata Kushtetuese
  6. Gani Dizdari Gjykata Kushtetuese
  7. Vitore Tusha Gjykata Kushtetuese
  8. Xhezair Zaganjori Gjykata e Lartë
  9. Adriatik Lalla Prokuror i Përgjithshëm
  10. Alma Brati Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
  11. Artan Laze Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
  12. Artan Zeneli Gjykata e Lartë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
  13. Astrit Faqolli Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
  14. Besim Trezhnjeva Gj. Apelit Durrës (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
  15. Bledar Abdullai Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
  16. Brunilda Kadi Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
  17. Brunilda Kasmi Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
  18. Dritan Hallunaj Shk. I për Krimet e Rënda (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor )
  19. Ilir Toska Gj. Apelit Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
  20. Manjola Xhaxho Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
  21. Marcela Shehu Gj.Shk.I, Kurbin (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
  22. Medi Bici Gjykata e Lartë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
  23. Nertina Kosova Apeli Krimet e Rënda (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
  24. Adriatik Cama Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
  25. Anila Leka Prokurori e Përgjithshme (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
  26. Antoneta Sevdari Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
  27. Arben Dollapaj Prok. Apelit Shkodër (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
  28. Arben Nelaj Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
  29. Arta Marku Prokuroria Shkodër (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
  30. Besa Nikehasani Prok. Apelit Shkodër (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
  31. Besnik Cani Prokuroria Elbasan (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)
  32. Besnik Muci Prok. Krimet e Rënda (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
  33. Bujar Hoti Prokuroria Durrës (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
  34. Dritan Prenci Prokuroria Kukës (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
  35. Dritan Rreshka Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë i të Prokurorisë)
  36. Elison Sadiku Prokuroria Korçë (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
  37. Gentjan Osmani Prok. Krimet e Rënda (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
  38. Kostaq Beluri Prokurori e Përgjithshme (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)
  39. Luan Kaloçi Prok. Apelit Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
  40. Ramadan Troci Prokurori e Përgjithshme (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
  41. Shpëtim Kurti Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)
  42. Vat Staka Prokuroria Shkodër (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
  43. Brikena Ukperaj Lubonja Gj. Apelit Vlorë (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)
  44. Ervin Metalla Gj. Apelit Tiranë (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)
  45. Fatjona Memçaj Prok. Apelit Tiranë (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)
  46. Gentjan Medja Gj. Adm. Sh.I Tiranë (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)
  47. Gentjan Trenova Prok. Apelit Tiranë (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)
  48. Kastriot Selita Gj. Adm. e Apelit (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)
  49. Rovena Gashi Prokurori e Përgjith. (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)
  50. Admir Thanza Gjykata e Lartë
  51. Ardian Dvorani Gjykata e Lartë
  52. Artan Broci Gjykata e Lartë
  53. Edmond Islamaj Gjykata e Lartë
  54. Shkëlzen Selimi Gjykata e Lartë
  55. Tom Ndreca Gjykata e Lartë
  56. Artur Malaj Gj. Adm. e Apelit (Kandidat /Inspektor i Lartë i Drejtësisë )
  57. Marsida Xhaferllari Insp. e Lartë e Drejtësisë (Kandidat / Inspektor i Lartë i Drejtësisë ).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY