EMRAT/ Hidhet shorti në Prokurorinë e Përgjithshme, ja 8 prokurorët e parë...

EMRAT/ Hidhet shorti në Prokurorinë e Përgjithshme, ja 8 prokurorët e parë që i nënshtrohen verifikimit për procesin e Vetting-ut

191
0
Shares

Në Prokurorinë e Përgjithshme u hodh sot shorti për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve mbështetur në ligjin Nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” për procesin e “Vetting”-ut.

Shorti u hodh nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme dhe të drejtuesve të Prokurorive të Rretheve Gjyqësorë. Për secilin prej 11 prokurorëve në short, përzgjidhen 5 dosje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Procedurën e hedhjes së shortit e mbikëqyri kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Bungo.

Nga hedhja e shortit u përzgjodhën për vijueshmërinë e procesit prokurorët Arben Kraja, Adnand Xholi, Thoma Jano, Arqile Koça, Artur Selmani, Sokol Stojani, Anila Leka dhe Kosta Beluri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY