VIDEO/ Basha: Rama po paguan faturën ndaj krimit, ja lidhjet e tij...

VIDEO/ Basha: Rama po paguan faturën ndaj krimit, ja lidhjet e tij me Tahirin dhe Habilajt

82
0
Shares

Lulzim Basha, kryetar i PD-së, tha në emisionin “Fakt” në Syri.net se Edi Rama po paguan faturën ndaj kriminelëve. Basha akuzoi Kryeministrin se i ka dhënë krimit doganat, tatimet, Shqipërinë. “CIA në raportin e saj na thotë narko-shtet. Me mijëra dalje publike të miat dhe të opozitës kanë denoncuar atë që sot po provohen dita-ditës. Ne treguam largpamësi, vizion, program për ta nxjerrë Shqipërinë nga gjendja ku ndodhet sot Shqipëria”, tha Basha.

Sipas tij, kur kemi konstatuar krimin në Parlament atëherë morëm nismën për ligjin e dekriminalizimit, që është unik në Ballkan. “Ende kemi sot të inkriminuar në Kuvend, administratën shtetërore apo në Bashkitë, por nuk ishte pa produkt nisma. Kjo ishte arritja e opozitës, ne bëmë detyrën për të ndërgjegjësuar dhe denoncuar”, tha ai.Basha tha se ka bërë detyrën e tij si kryetar i opozitës, duke shtuar se e ka bërë këtë me pasion. “Një Shqipëri e rregullave të barabarta do të jenë një Shqipëri për të gjithë shqiptarët. Sot ka vetëm 5 %  që janë në krah të Edi Ramës, ndërsa shqiptarët janë kthyer në skllevër”, tha Basha.

Sipas tij, Rama thotë që po ndërton shtet, ndërkohë që Tahiri që ka përfituar miliona nga droga nuk lejohet të arrestohet, ndërsa një 22-vjeçar për një cigare hashashi vret veten në burgun e Rrogozhinës. Kreu i opozitës Lulzim Basha, deklaroi se është Rama ai që nuk lejon arrestimin e Saimir Tahirit. Sipas tij mes Ramës, Tahirit, ish-drejtorit të Policisë dhe kriminelëve ka një kod heshtje ku thuhet: Mos fol se tregoj. “Pse nuk lejohet të arrestohet Saimir Tahiri? Sepse të gjithë këta Tahiri, Habilaj, Rama, Çako, i lidh kodi i heshtjes, mos fol për mua se do flas për ty. Prandaj Rama e ka jetike kapjen e drejtësisë. Ai mund t’ia mbyllte gojën dhe ndryshe. Por ai ka zgjedhur që ti plotësojë çdo favor që Saimir Tahiri të mos flasë. Saimir Tahiri është një kundërshtar politik, i cili si shefi i tij është i lidhur me krimin”, tha Basha.

Emisioni "FAKT" Drejtperdrejt

SYRI.net LIVE – Lulzim Basha përballë Çim Pekës në 'FAKT' #FacebookLive

Publié par SYRI.net sur mercredi 10 Janvier 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY