Rama tallet me naftëtarët e Ballshit: Mos u mundoni në Tiranë për...

Rama tallet me naftëtarët e Ballshit: Mos u mundoni në Tiranë për protesta, flasim nëpërmjet ekranit

167
0
Shares

Naftëtarët e Ballshit pasi udhëtuan kilometra të tëra drejt Tiranës dhe protestuan përpara Ministrisë së Energjetikës, mezi arritën të marrin rrogën. Sot ata iu janë rikthyer protestave në qytetin e tyre, pasi kërkojnë të vihet në punë rafineria e ARMO-s dhe të rifillojnë punën.

Por Kryeministri i vendit jo vetëm se nuk ka një përgjigje se çfarë do të bëhet me rafinerinë tashmë të falimentuar që ia dha mikut të tij, Besnik Sulaj, por guxon të tallet me naftëtarët. Duke reklamuar ca led wall-e të vendosura në Kryeministri, ai iu bën thirrje naftëtarëve të mos vijnë më për protesta në Tiranë, pasi fare mire mund të komunikojnë online me ministrin Gjiknuri. Pra, naftëtarët plot halle që mezi morën një rrogë të prapambetur duhet të “rilindin” dhe të flasin përmes ekraneve me qeverinë. Në këtë mënyrë zgjidhen hallet, u sugjeron Kryeministri.

Deklarata e Kryeministrit Edi Rama

Në Platformë Digjitale ka dhe një hapësirë për të bërë interpelanca. Ashtu si një grup deputetësh mund të thërrasin në interpelancë Kryeministrin apo një ministër, një grup qytetarësh mund të thërrasë në interpelancë në këtë hapësirë që ne e krijuam enkas për këtë punë. Sot faktikisht është dita e parë që ndizen këto ekrane dhe shpresoj që të jenë të ndezura në mënyrë sistematike, për të dhënë llogari për një çështje të caktuar përpara.

P.sh., patëm një rast konkret me një grup naftëtarësh në zonën e Fierit, që morën rrugën për të ardhur në Tiranë. Sigurisht që edhe rruga për të ardhur në Tiranë dhe rruga për të protestuar përpara një institucioni nga një grup interesi është një rrugë demokratike, nuk diskutohet, por përpara se të vihej këtu, fare mirë, nëpërmjet Platformës mund të kërkohej një interpelancë këtu me ministrin e Energjisë. Unë i siguroj të gjithë se kjo do të ndodhë.

Ky nuk është një film. Ky është një realitet i ri, që ne po mundohemi të krijojmë duke shfrytëzuar teknologjinë, duke shfrytëzuar mundësinë e lidhjes përmes internetit në Platformë, duke shfrytëzuar edhe këtë mundësi.

Protesta e naftetareve e para disa diteve ne Tirane

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY