Bora probleme në Dibër dhe Korçë, Policia bllokon qarkullimin e mjeteve pa...

Bora probleme në Dibër dhe Korçë, Policia bllokon qarkullimin e mjeteve pa zinxhirë

76
0
Shares

Qarku i Korçës është zgjuar sot i mbuluar nga dëbora. Reshjet e borës kanë përfshirë qytetin e Korçës, ndërsa borëpastrueset po pastrojnë rrugët për të lehtësuar qarkullimin.
Nga reshjet e borës në Korçë, deri tani nuk ka probleme në qarkullim e automjeteve. Ndërsa në Qafë Plloçë policia nuk lejon qarkullimin e automjeteve pa zinxhirë. Radhë të gjata në Qafë-Plloçë policia nuk lejon lëvizjen e automjeteve pa zinxhirë.
Edhe në Dibër ka pasur reshje dëbore gjatë natës. Në disa zona të thella malore si Kalaja e Dodës, Lura, Trebisht, Selishtë kanë mbetur të izoluara. Trashësia e borës në zonat e thella malore arrin 40 – 50 cm. Ndërsa aksi rrugor Peshkopi – Librazhd është i pakalueshëm deri në këto momente.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY