Itali, shqiptari terrorizon të rinjtë me armë lodër: Në gjunjë ose ju...

Itali, shqiptari terrorizon të rinjtë me armë lodër: Në gjunjë ose ju vrava

137
0
Shares

Një grup të rinjsh janë terrorizuar nga një shqiptar, teksa makina e tij u vu përballë me automjetin me të cilën udhëtonin 4 djem të rinj. Ngjarja ka ndodhur në San Lazzaro dhe shkak u bë një debat për çështjen e përparësisë në qarkullim.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se 30-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur doli nga makina dhe iu sul të rinjve, shkruan “Panorama”. Ai i detyroi ata të zbrisnin poshtë, dhe njërin prej tyre kërkoi ta gjunjëzonte. “Në gjunjë, ose të zhduka”, i tha teksa i drejtoi një armë në kokë. Më pas, shqiptari duke përfituar nga një çast ia ka mbathur, por që është pikasur nga kamerat e sigurisë që kishin regjistruar gjithçka.
Menjëherë, erdhi policia që ishte sinjalizuar për sherrin. 30-vjeçari shqiptar u kap disa metra larg vendit të përplasjes. Gjatë kontrollit iu zbulua edhe arma, por rezultoi se ajo ishte vetëm një armë lodër, por që dukej si e vërtetë. Shqiptari, u shoqërua në polici dhe pritet të vihet përballë drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY