FOTO/ Greqi, asgjësohet grupi greko-shqiptar i trafikut të drogës

FOTO/ Greqi, asgjësohet grupi greko-shqiptar i trafikut të drogës

87
0
Shares

Policia greke ka asgjësuar një tjetër grup të trafikut të drogës. Në pranga kanë rënë fillimisht pesë persona, katër grekë dhe një shqiptar. Ata u arrestuan në tri zona të ndryshme të Athinës. Pak më vonë, në afërsi të Amfisas, është arrestuar dhe një nga krerët e grupit, shtetas shqiptar, me moshë 38 vjeç.
Policia ka mundur të verifikojë gjatë investigimeve se grupi ka trafikuar kanabis të paktën 100 herë, dhe se fitimet e paligjshme nga këto transferta arrijnë në 110.000 euro.
Gjatë kontrollit të policisë në banesa dhe mjete të të arrestuarve, u sekuestruan, 33,4 kilogramë kanabis, 126,6 gramë kokainë, një shumë parash prej 7.200 eurosh, 23 dollarë amerikanë, 3 peshore elektronike, një automjet, një motoçikletë dhe 12 telefona celularë. OraNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY