UNIKALE & FOTO GALERI/ Gjirokastër, të gjithë punonjësit e një institucioni, akuzohen...

UNIKALE & FOTO GALERI/ Gjirokastër, të gjithë punonjësit e një institucioni, akuzohen masivisht për shpërdorim detyre

220
0
Shares
Inspektore te ISSH Gjirokaster, gjate punes se tyre - Foto nga "Facebook"

Nuk ka ndodhur asnjëherë që punonjësit e një institucioni publik, të ndiqen penalisht nga organi i akuzës. Por ja që ndodh në Gjirokastër. Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror në Gjirokastër, është institucioni i parë që shënon rekordin për penalizimin e të gjithë stafit punonjës.
Burime nga Prokuroria e Gjirokastrës, konfirmojnë për Jugunews.net se inspektorët e këtij institucioni, ndiqen penalisht dhe mbi ta, rëndon akuza e rëndë “Shpërdorim Detyre”. Akuza është ngritur pas denoncimeve të depozituara në Prokurorinë e Gjirokastrës për abuzimet që kanë kryer punonjësit e këtij Inspektoriati me detyrën. Dhjetëra biznese kryesisht lokale, kanë depozituar në Prokurorinë e Gjirokastrës akuza konkrete me video e audio që vërtetojnë aktivitetin e inspektorëve në terren i cili ka qenë kompromentues dhe në kundërshtim të plotë me ligjin.
Jugunews.net ka listën e të gjithë punonjësve që ndiqen penalisht por për etikë, nuk publikojmë emrat e tyre, por mjaftohet që në krye të listës është ish kreu i ISHSH e shkarkuar ditë më parë.
Ditën e pardjeshme dhe dje, të gjithë inspektorët janë marrë në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Gjirokastrës dhe ndaj tyre është hapur proces penal. Mjaft prej tyre kanë qenë të shoqëruar me mbrojtës ligjorë. Në janar priten zhvillime të reja për ecurinë e mëtejshme të hetimeve nga inspektorëve të ISHSH.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY