DETAJE & VIDEO/ Grabitja e bankës në Laç, 3 minuta për të...

DETAJE & VIDEO/ Grabitja e bankës në Laç, 3 minuta për të rrëmbyer 23 mijë euro me armë e vare në dorë

142
0
Shares

Vetëm 3 minuta u janë dashur tre grabitësve që të grabisin një bankë në afërsi të Komisariatit të Policisë në Laç. Ndërkohë që policia po festonte në një lokal për festat e fundvitit ata kanë gjetur momentin kur banka sapo kishte mbyllur portat dhe po bënte bilancin e ditës. Kanë thyer xhamin e derës dhe me armë në dorë kanë marrë një sasi parash shumë e cila nuk dihet pasi edhe banka viktimwe nuk ka deklaruar ende asgjë, por as forcat e policisë, twe cilat shkuan në vendngjarje. Nga burime të pa konfirmuara mendohet se janë marrë rreth 23 mijë Euro.
Sipas deklaratës, se policisë nga deklarimet e marra në grabitje janë përfshirë tre persona, dy prej të cilëve të armatosur me pistoleta dhe i treti me një vare, me të cilën ka thyer xhamin e derës së bankës. Policia thotë se nën kërcënimin e armës, autorët kanë marrë një sasi parash pa specifikuar shumën e grabitur. Pasi kanë kryer vjedhjen, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet.
Grabitja e bankës së Laçit vjen në kohë festash por edhe në një situatë të rënduar të rendit dhe të sigurisë. Pak ditë më parë u grabiten në zonën e Sarandës dy karburante po nga grabitës me maska dhe të armatosur.

Njoftimi i policisë
Më datë 29. 12. 2017, rreth orës 16:36, në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Laç ka rënë alarmi i një Banke te Nivelit të Dytë, dega Laç. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar tek Banka, ku kanë konstatuar se persona akoma të paidentifikuar nën kërcënimin e armës dhe të maskuar, pasi kanë thyer xhamin e njësisë së Bankës, kanë marrë një sasi parash të cilat ishin në përpunim nga punonjësit e bankës dhe janë larguar me një automjet. Paraprakisht mësohet se nuk ka persona të lënduar. Janë organizuar dhe ngritur pika të shumta kontrolli, vijon krehja e zonës për kapjen dhe arrestimin e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY