EMRI & FOTO/ Buxheti i Tiranës, këshilltarja e LSI tregon pse ju...

EMRI & FOTO/ Buxheti i Tiranës, këshilltarja e LSI tregon pse ju vetofruar Erion Vleiajt dhe i kthehet Monika Kryemadhit

218
0
Shares

Këshilltarja e LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Bora Panajoti, ka reaguar për votën e saj pro buxhetit të vitit 2018 për Tiranën. Duke shpjeguar arsyet pse votoi pro Erion Veliajt për buxhetin, këshilltarja Bora ka dhe një mesazh për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, teksa i kërkon asaj të mos i masë të tjerët me metrin e saj.
“Pse votova Pro buxhetit të Tiranës? Së pari, votova buxhetin sepse detyra ime si këshilltare ishte që me datë 21 Dhjetor, në mbledhjen më të rëndësishme të vitit, të isha në sallën e këshillit bashkiak dhe jo në protestë për të mbështetur deputetët. Buxheti që unë votova është një buxhet ku i jepet përparësi zhvillimit të këtyre zonave. Për 1 vit rresht, në çdo fjalë që kam mbajtur, kam kërkuar me ngulm të bëhej rruga e Krrabës e ura e Qehasë në Petrelë. U bënë! Si mundem unë të dal para atyre që më votuan dhe t’i them që unë bojkotova buxhetin e tyre, që bojkotova rikonstruksionin e rrugës Agallarët në Farkë, shkollën e re që do bëhet në fshatin Mihajas, rikonstruksionin e shkollës së Bërzhitës? Nuk munda dot. Dua t’i drejtohem ish kryetares sime, znj. Kryemadhi për t’i kujtuar që unë nuk jam ‘ajo goca’, unë jam Bora që ti, deri dje, u thoshe qytetarëve nëpër takime që isha studentja e shkëlqyer dhe që dëshiroje që edhe Bora vajza jote, të bëhej si unë. Dua të të jap një këshillë që e ka shprehur aq bukur populli ‘Mos i mat të tjerët me metrin tënd”, reagon Panajoti.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY