Veliaj, cinik me këshilltarët e LSI që votuan buxhetin: U vetofruan!

Veliaj, cinik me këshilltarët e LSI që votuan buxhetin: U vetofruan!

95
0
Shares

Kreu i bashkisë së Tiranës nuk ka kursyer cinizmin me keshilltarët e LSI që votuan pro buxhetit të paraqitur nga administrata e Velisë. Përkundër qëndrimit politik të LSI, disa prej këshilltarëve ia dhanë votën pro rritjes së taksave për qytetarët.

Ne  intervistën per emisionin e pasdites ne Vizion Plus kryebashkiaku i Tiranës thotë se këshilltaret u vetofruan duke mos iu nënshtruar lojërave dhe sterkembshave politike. “ Erdhën një numër prej tyre dhe më thanë se kishin ndërmend të votonin buxhetin e bashkisë për shkak se kur të bëhet historia ata nuk donin të ishin në anën e atyre që nuk duan të zhvillohet qyteti”, tha Veliaj.

Kreu i bashkisë e vijoi edhe më tej cinizmin duke thënë se bëhej fjalë për historinë që do të shkruhej pas 100 vitesh për buxhetet e Tiranës.

Në fakt Veliaj dhe stafi i tij janë të njohur për marrëveshje pas skene me këshilltarët e LSI-së. Ata kanë votuar edhe më herët për rritjen e cmimit të biletave urban pasi më herët kishin deklaruar se nuk do të votonin.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY