Presidenti Ilir Meta uron nëpërmjet një kartoline familjare: Gëzuar nga mot Krishtlindjen!

Presidenti Ilir Meta uron nëpërmjet një kartoline familjare: Gëzuar nga mot Krishtlindjen!

617
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka dërguar një mesazh dhe një “kartolinë” familjare, urimi në rrjetet sociale me rastin e Krishtlindjeve.
“Të dashur miq,
Në këtë Ditë të Bekuar, unë dhe familja ime duam t’ju shprehim urimet më të mira e të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë: Gëzuar Krishtlindjen!
Kjo festë e bukur e Krishtërimit, që mishëron vlera hyjnore dhe njerëzore, uroj të sjellë më shumë shpresë, lumturi e qetësi, dashuri e besim, harmoni e mirëkuptim dhe të forcojë më tej paqen në familje e në shoqëri, mes njerëzve e mes popujve, të sjellë begati sociale dhe përparim të njerëzimit.
Të përpiqemi në këtë ditë të shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët për t’u dhënë shpresë dhe besim.
Gëzuar nga mot Krishtlindjen!”, shkruan Presidenti në rrjetet sociale, mesazh që e shoqëron edhe me këtë foto familjare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY