FURTUNA/ Kryeprokuroja e re gati lëvizjet e drejtuesve të prokurorive, kënaq edhe...

FURTUNA/ Kryeprokuroja e re gati lëvizjet e drejtuesve të prokurorive, kënaq edhe konkurrentët e saj në garë

544
0
Shares

Ardhja e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, pritet të sjelli ndryshime të prokurorëve në rrethe. Arta Marku ka planifikuar emërimin e 3 drejtorëve të rinj në Prokurorinë e Përgjithshme, por ndryshimet pritet të prekin edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe drejtuesit i Prokurorive në rrethe. Kryeprokurorja ka planifikuar edhe krijimin e një Drejtorie të re ku në krye të saj do emërohet Arqile Koça, një prej kandidatëve që garoi për postin e Kryeprokurorit.
Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë do drejtohet nga Anila Leka, ndërsa Drejtoria e Gjyqësorit do ti jepet prokurorit Artur Selmani.
Report TV ka mësuar se Anton Martini pritet të drejtojë Prokurorinë e Krimeve të rënda, ndërsa Organi i Akuzës në Kryeqytet do drejtohet nga Bensik Cani.

Për prokuroritë e rretheve, emrat e mundshëm për kandidat si më poshtë…
Prokurorinë e Vlorës, Albert Kuliçi.
Prokurorinë Durrës, Arjan Ndoj ose Drini Pali.
Prokurorinë e Elbasanit, Ermira Tafani.
Prokurorinë e Fierit, Elsa Miha.
Prokurorinë e Shkodrës, Gjon Kodra.
Prokurorinë Pogradec, Olsian Dado.
Prokurorinë e Korçës, Elson Sadiku.
Prokurorinë e Beratit pritet ta drejtojë, Genci Qani.

Kandidatët për kryeprokuror
Besnik Muçi, prokuror i Krimeve të Rënda
Arta Marku, prokurore në Shkodër
Ferdinand Elezi, prokuror në Durrës
Arqile Koça, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Granit Shahu, prokuror në Tiranë
Ermira Tafani, prokurore në Elbasan
Artur Selmani, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY