Kryemadhi: Rama do të qante te Presidenti nëse do ta kapte...

Kryemadhi: Rama do të qante te Presidenti nëse do ta kapte çizmja, Iliri s’më flet prej 4 ditësh kur shkoj në shtëpi bën sikur fle

208
0
Shares

Ngjarja e ditës së hënë ku kryetarja e LSI Monika Kryemadhi gjuajti me çizme drejt kryeministrit Edi Rama, është komentuar gjatë në media dhe rrjetet sociale. Sonte vetë Kryemadhi sqaroi në “Zonë e Lirë” në TV Klan arsyen se përse qëlloi me çizme drejt kryeministrit teksa tha se “ishte simbol kundër krimit që po instalohet në vend”.
E pyetur se çfarë do bënte Rama nëse do ta kishte kapur çizmja, Kryemadhi tha se kryeministri do të kishte shkuar të qante te Presidenti Ilir Meta. “Goditja ishte një simbol kundër çizmes së drogës dhe krimit që po instalohet. Mua më ka mbetur pak peng që nuk e kapi çizmja Ramën, por ishte gardisti që e spostoi. Rama do shkonte të qante tek Ilir Meta nëse do ta kishte kapur çizmja. Pastaj Ilir Meta do rrinte 2-3 javë pa më folur”, tha Kryemadhi.
Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta duket se nuk e ka pritur aspak mirë veprimin e kryetares së LSI Monika Kryemadhi. Këtë e konfirmoi edhe Kryemadhi teksa tha se pas këtij veprimi Meta nuk i flet. Ajo tha se kur shkon në shtëpi Meta është në gjumë ose bën sikur fle për të shmangur diskutimet me të. “Meta ka katër ditë që s’më flet, sot kemi folur pak. Këto ditë kam shkuar pak vonë në shtëpi dhe e kam gjetur në gjumë ose bën sikur ka fjetur gjumë. Më mban inat. Unë e kam sharë Edi Ramën atë ditë, i kam thënë, plerë, maskara dhe pis, kaq, nuk e kam sharë më shumë”, tha Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY