SKANDAL & DOKUMENTE/ Babagjyshi “dhuratë” Niko Peleshit një drekë 4.6 milionë lekëshe...

SKANDAL & DOKUMENTE/ Babagjyshi “dhuratë” Niko Peleshit një drekë 4.6 milionë lekëshe me “gazetarët e bujqësisë”

684
0
Shares

Babagjyshi “hap thesin” për festat e fundvitit edhe për Niko Peleshin, ministrin e Bujqësisë. Nëpërmjet një “Ftese për ofertë”, kjo ministri bën të ditur se do të zhvillojë procedurën e prokurimit me vlerë të vogël me fond limit 464,200 (katërqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e dyqind) lekë pa TVSH, me objekt “Organizimi i takimit të Ministrit me gazetarët dhe të ftuar të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural, datë 27.12.2017”, e cila do të mbahet në hollin e Ministrisë së Bujqësisë, Tiranë. I njëjti njoftim “sqaron” se shpenzime për kateringut do të jenë: për 150 persona të ftuar (gazetarë, staf i ministrisë, drejtues të bujqësisë dhe zhvillimit rural në qarqe, drejtues të agjencive të ndryshme të fushës, fermerë potencialë, etj. Baza e kateringut do të jenë produktet tradicionale.
Pyetja pas kësaj “oferte bujare” lidhet me “dyshimin” në se ka në shqipëro 150 gazetarë aq sa mendon Niko Peleshi, që merren me problemet e bujqësisë, apo duhen sa për numër tenderi.
Kush gazetar do të shkojë në një festë të tille, ku paratë duhen për fshatarët e përmbytur dhe jo për fotografë selfiesh?! DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY