FOTO GALERI/ Pallati i Drejtësisë “shpronëson” dhe i merr godinën Fakultetit të...

FOTO GALERI/ Pallati i Drejtësisë “shpronëson” dhe i merr godinën Fakultetit të Gjeologjisë

450
0
Shares

Nga sot, Fakulteti Gjeologji-Miniera nuk do të jetë më në godinën historike të tij, te kodrat e liqenit. Me një vendim Qeverie që ka hyrë sot në fuqi, ky fakultet “shpërngulet”. “Shpronësimi” i fakultetit historik, bëhet në emër dhe për llogari të “Pallatit të Drejtësisë” dhe në atë godinë do të vendosen Gjykata e Lartë dhe Shkolla e Magjistraturës. DRONI.al

VENDIM
Nr. 732, datë 08. 12. 2017
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 744, DATË 05. 11. 2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN, NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, TË OBJEKTIT “FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE MINIERAVE”, TIRANË, NGA MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT/UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS, TE MINISTRIA E DREJTËSISË, PËR GJYKATËN E LARTË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr. 8743, datë 22. 02. 2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Në vendimin nr. 744, datë 05. 11. 2014, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Në titull dhe kudo në përmbajtjen e vendimit, pas emërtimit “Gjykatën e Lartë” shtohen fjalët “… dhe Shkollën e Magjistraturës …”.
b) Pas pikës 1 shtohet pika 1/1, me këtë përmbajtje:
“1/1. Nga sipërfaqja e truallit 12 478 (dymbëdhjetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e tetë) m2, e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, sipërfaqja prej 3 205 (tre mijë e dyqind e pesë) m2 i kalon Shkollës së Magjistraturës për ndërtimin e godinës, sipas projektidesë bashkëlidhur këtij vendimi.”.
c) Në pikën 3, fjalët “… pikën 1 …” zëvendësohen me “… pikat 1 dhe 1/1 …”.
2. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Shkolla e Magjistraturës dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY