FOTO/ Shpërthimi në New York, ka disa të plagosur, policia ndalon të...

FOTO/ Shpërthimi në New York, ka disa të plagosur, policia ndalon të dyshuarin për ngjarjen

156
0
Shares

Port Authority Bus Terminal, që është stacioni më i madh i autobusëve në SHBA me 230 mijë njerëz tranzit çdo ditë, u godit nga një shpërthimi me eksploziv para pak minutash, ndërsa policia amerikane në një deklaratë për shtyp thotë se e ka kapur autorin e ngjarjes së rëndë.

Policia ka ndaluar një person, i cili, sipas NY1, kanali televiziv kryesor i qytetit të New Yorkut, kishte veshur një xhuboks eksploziv dhe e shpërtheu. Shpërthimi ishte i pjesshëm dhe personi erdhi në vete pasi humbi fillimisht ndjenjat. Sipas shtypit amerikan, ka disa të plagosur. Policia po kërkon për pajisje të tjera të mundshme eksplozive.

Departamenti i Zjarrfikësve të Neë York-ut konfirmoi se një person është lënduar po jo në rrezik për jetën në vendin e shëprthimit, diku mes “42nd Street” dhe “8th Avenue”. Shpërthimi ndodhet diku para orës 8 të mëngjesit. Terminali i autobuzëve “Port Authority” lëshoi një njoftim në Tëitter ku thuhet se Termanili ishte hapur dhe për shkak të hyrjes së Policisë në metro, stacioni pranë Eight Avenue është mbyllur.

Zyra e Kryebashkiakut Bill de Blasio tha se ai ishte informuar për incidentin dhe se të gjitha strukturat janë në vendin e ngjarjes. Edhe Presidenti Trump, “është informuar për shpërthimin”, tha zëdhënësja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders në Twitter.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY