VIDEO/ Basha nuk fal asnjë centimetër: Nëse Rama shkel Kushtetutën për të...

VIDEO/ Basha nuk fal asnjë centimetër: Nëse Rama shkel Kushtetutën për të kapur Kryeprokurorin do të përballet me opozitën

117
0
Shares

Ftesës së kryeministrit Edi Rama për të bashkëpunuar në zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm, i është përgjigjur në mënyrë negative kreu i PD-së, Lulzim Basha vetëm pak minuta më parë. Në një deklaratë nga selia blu, Basha tha se zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm pa bërë më parë vettingun është jo vetëm antikushtetuese, por edhe tallje me shqiptarët, e hipokrizi me vettingun.

“Shkelja e Kushtetutës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm shkatërrom reformën në drejtësi dhe e vë atë nën kontrollin e plotë të Edi Ramës. Edi Rama të zbatojë Kushtetutën dhe të mos lejojë zgjedhjen e tij prej Saimir Tahirit”, tha Basha.

Ai nënvizoi se mazhoranca po ndjek një rrugë të tillë, pasi kërkon të mbrojë paratë e pista të drogës, dosjen e krimit të Tahirit, Habilajve dhe Vangjush Dakos. “Një prokuror do të ketë fuqi të transferojë prokurorët dhe të bëjë vlerësimin e tyre. Pra është e qartë se Edi rama e sabotoi ngritjen e Këshillit të Lartë të prokurorisë dhe tani po kërkon një prokuror”, u shpreh kryedemokrati.

Kreu i opozitës insistoi se PD do t’i kundëpërgjigjet në mënyrën më të ashpër qeverisë për këtë procedurë antiligjore që po ndjek.  “Kërkesa e vetme ndaj Edi Ramës është të zbatojë Kushtetutën. Nëse Edi Rama shkel Kushtetutën për të shtënë  në dorë Postin e Prokurorit të Përgjithshëm ai do të përballet me opozitën”, deklaroi Basha.

Shkelja e Kushtetutës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm shkatërrom reformën në drejtësi dhe e vë atë nën kontrollin e plotë të Edi Ramës. Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm pa bërë më parë vettingun është jo vetëm antikushtetuese, por edhe tallje me shqiptarët, hipokrizi me vettingun. Edi Rama të zbatojë Kushtetutën dhe të mos lejojë zgjedhjen e tij prej Saimir Tahirit!

Publié par Lulzim Basha sur lundi 11 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY