Urdhri për ndalimin e mallrave të përdorur, irritohet Murrizi: Turp për shtetarët...

Urdhri për ndalimin e mallrave të përdorur, irritohet Murrizi: Turp për shtetarët që favorizojnë oligarkët, në kurriz të qytetarëve

187
0
Shares

Abuzimet që bëhen në dogana dhe ligjet “shkel e shko” që ka miratuar qeveria Rama për të goditur si gjithmonë shqiptarët e ndershëm e të varfër janë kreyfjala e një denoncimi që ka bërë në Facebook, deputeti i PD në Lushnje, Mylsim Murrizi.

Ai duke iu referuar rastit të një qytetari nga zona e tij elektorale. që i ka kërkuar ndihmë për të kaluar nga doagana e Durrësit tre frigoriferë të përdorur të sjellë ngë Italia, shprehet se ekziston një urdhër absurd i ministrit Ahmetaj për ta penguar diçka të tillë.

Sipas Murrizit gjithçka bëhet për të favorizuar oligarkët e lidhur me pushtetin dhe për të fundosur në greminë shqiptarët që fitojnë para me djerësn e tyre.

Postimi i Mylsim Murrizit:
Sot mora vesh nje SKANDAL.
Nje banore nga Çerme-Shkumbini qe jeton ne Itali, kishte sjelle 3 FRIGORIFER te perdorur per familjen e TIJ.
Me mori ne tel, sepse dogana e DURRESIT nuk e lejonte ti kalonte, dhe ja ka bllokuar.
Interesohem ne drejtorine e pergjitheshme te doganave per kete problem.
U habita dhe u skandalizova nga pergjigja qe mora.
Paska nje urdher te ish MINISTRIT TE FINANCAVE, qe nuk lejohen FRIGORIFERE dhe KONDICIONERE te PERDORUR te futen ne SHQIPERI.
Kjo tregon fytyren e PISTE te zyrtareve HAJDUTE, te BABEZITUR dhe ORDINERE qe ju kane sherbyer si FUNDERRINA atyre BIZNESMENEVE qe importojne FRIGORIFERE dhe KONDICIONERE.
Ky eshte nje TURP per shtetaret qe favorizojne OLIGARKET, ne kurriz te QYTETAREVE.
Po pse ore te pangopur, po mallra te tjere nuk hyjne te perdorur ne SHQIPERI??
Po MAKINA te perdorura a hyjne ne SHQIPERI???
Kurre mos i gezofshit çfare keni perfituar dhe perfitoni ne kurriz te HALLEXHIJNVE.
I bej thirrje ministrit te financave z Arben Ametaj, ta anulloj urgjentisht kete urdher PLEHER te kujdo ministri PLEHER qofte.
Me gjeni nje vend te botes qe pranon vetem MALLRA te pa perdorur!!!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY