Bushati: Lu dhe Vlahutin humbën rolin e arbitrit, Ramës i lindi dëshira...

Bushati: Lu dhe Vlahutin humbën rolin e arbitrit, Ramës i lindi dëshira për të kapur Kryeprokurorin kur plasi skandali ‘Tahiri’

99
0
Shares

Shqipëria po zien nga debati i klasës politike për çështjen e Kryeprokurorit të ri dhe ditën e djeshme aty u përfshinë ndërkombëtarët duke i dalë krah mazhorancës për votimin me shumicë të thjeshtë të një zëvendësuesi të përkohshëm për Adriatik Llallën.

Lidhur me çështjen reagoi ashpër opozita, ndërkohë që një qëndrim kritik ndaj diplomatëve të vendosur në Tiranë ka shafqur edhe analisti Andi Bushati, teksa ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Ai prerë dhe qartë deklaroi se roli asnjëanës i ambasadorëve fatkeqësisht nuk ekziston më. “Ne kemi kushtetutën përballë, Rama thotë ska rëndësi si e lexon ti, por si e lexon Lu dhe Vlahutin. Problemi ynë është a duhet ti besojmë këta njerëz? Mua më duket se me sjelljet e fundit, ambasadorët e kanë humbur rolin e arbitrit”, tha Bushati.

Ndërkohë duke analizuar tentativën e mazhorancës për të kapur institucionin e prokurorisë,  Bushati tha se është e çuditshme që një nismë e tillë vjen pikërisht në kohën kur po hetohet Saimir Tahiri.

“Në verë nuk fliste njeri për mënyrën si do zgjidhet prokurori. Ky debat u aktivizua, kur kësaj mazhorance i ndodhi fatëkeqësia Tahiri. Me çfarë u shoqërua kjo fatëkeqësi? Me një sulm kundër prokurorisë, nga kryeministri, deputetët dhe mediat e pushtetit. Na u tregua një prokurori aleate me opozitën. Në këtë moment, na hapet debati që ne na duhet një prokuror të cilin ta zgjedhim vetëm ne. Përndryshe do e kemi armik”, nënvizoi ai.

Analisiti i njohur theksoi se justifikimi ligjor nuk e fsheh dot faktin se mazhoranca kërkon të kapë prokurorinë. “Pavarësisht nga justifikimi ligjor dhe kleçkat e neneve, ne duhet të kemi të qartë kuadrin politik. Nenet janë interpretime në frymën e kësaj, duam të marrin prokurorinë. Si veprohet me një armik, i hiqet komandanti armik dhe i vihet dikush tjetër jo armik”, u shpreh Bushati.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY