DETAJE/ Dosja për nënkomisar Festim Lelaj erdhi nga Italia, Policia shqiptare nuk...

DETAJE/ Dosja për nënkomisar Festim Lelaj erdhi nga Italia, Policia shqiptare nuk dinte gjë për 2.5 tonë drogë që “çan detin”

163
0
Shares

Burime pranë Ambasadës Italiane konfirmojnë se Italia dhe Shqipëria vazhdojnë të shkëmbejnë informacione për hetimet respektive të narkotrafikut.
Gjatë ditëve të shkuara, në Tiranë prokurorë nga dy prokurori të ndryshme të Italisë kanë zhvilluar takime të veçanta me prokurorët shqiptarë.
Burimet informojnë se arrestimi i Festim Lelaj, nënkomisar në Fierit në lidhje me trafikimin e 2,5 ton kanabis nga Porti i Durrësit në drejtim të Ankonas, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2017, erdhi si pasojë e informacioneve të ardhura nga Italia.
Policia shqiptare në njoftimin e 6 dhjetor 2017 u shpreh se nuk ka pasur asnjë informacion mbi kamionin mbi 2,5 ton drogë paraprak por ishte njoftuar vetëm pas kapjes së tij më 13 janar 2017 në Ankona,
Por, burimi i tha Exit.al se policia shqiptare ishte lajmëruar nga policia italiane më përpara se ky kamion të ndalohej në Ankona, por kishte lajmëruar se kishte kontrolluar dhe kamioni ishte bosh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY