Krimet e Rënda lënë në burg 8 anëtarët e grupit të kokainës...

Krimet e Rënda lënë në burg 8 anëtarët e grupit të kokainës së kapur në Ankona, mes tyre edhe kryepolici i i Fierit

119
0
Shares

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar mesditën e sotme seanca gjyqësore për të arrestuarit për trafik droge me kamion drejt Italisë nga Porti i Durrësit e Vlorës. Gjykata caktoi masën arrest me burg për kryepolicin e Fierit, Festim Lelaj dhe bashkëpunëtorët e tij, shumë prej të cilëve kanë mbajtur poste si doganier e oficer në portin e Durrësit. Gjithashtu u lanë në burg Gëzim Dervishi, Agron Kapllani, Altin Katundi, Mikael Hila, Festim Lelaj, Skënder Siceqja dhe Arbi Mustafa, të gjithë pjesëmarrës në veprën kriminale të trafikimit të mbi 3 ton kanabis drejt Italisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY