VIDEO/ Studentët qiraxhinj harrojnë tenxheren në zjarr, merr flakë apartamenti

VIDEO/ Studentët qiraxhinj harrojnë tenxheren në zjarr, merr flakë apartamenti

161
0
Shares

Një apartament u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme, në lagjen “5 Maji” në Elbasan në vendin që njihet si “Rruga e Sarës”.
Sipas policisë zjarri, në apartamentin ku jetonin studentë me qira, u shkaktua nga një tenxhere e harruar në një rezistencë.
Nga incidenti u fikën edhe dritat për rreth 20 minuta në të gjithë qytetin, ndërsa për shkak të alarmit, në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe rreth 50 forca policie FNSH dhe SHQIPONJA, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Për fat të mirë nga zjarri nuk pati dëme në njerëz por vetëm në disa orendi të vogla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY