FOTO GALERI/ Policia e ndalon lezhianin se rrihte gruan, shtëpinë ia gjen...

FOTO GALERI/ Policia e ndalon lezhianin se rrihte gruan, shtëpinë ia gjen plot me kanabis

259
0
Shares

Një 36-vjeçar nga fshati Kotërr i Lezhës, është ndaluar nga policia, pasi po dhunonte bashkëshorten. Policia u njoftua përmes një telefonate për dhunën e ushtruar nga Andi P. Dhe arriti të parandalonte përshkallëzimin e konfliktit. Por, gjatë kontrollit të banesës, Policia ka zbuluar se dhunuesi e kishte mbushur plot me fara dhe boçe kanabisi.

Konkretisht, 460 fara kanabisi dhe 61 gramë lëndë bimore në formë boçe janë sekuestruar nga uniformat blu.“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Andi P., 36 vjeç, banues në Kotërr-Lezhë, i cili akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga nenet 130/a e 283/1 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY