FOTO/ 43 vite burg për anëtarët e bandës shqiptare në Angli, trafikonin...

FOTO/ 43 vite burg për anëtarët e bandës shqiptare në Angli, trafikonin kokainë me vlerë 720.000 £

315
0
Shares

Anëtarët e një bande kriminale shqiptare të cilët trafikonin lëndë narkotike në Britani janë dënuar në total me 43 vite burg. Pjesëtarët e grupit kriminal u arrestuan në më 27 prill 2017 teksa po dërgonin 9 kg kokainë në një parkim në zonën Brentford. Sipas policisë, britanike grupi e fshihte kokainën në thellësitë e makinave dhe vepronte në Londër dhe Anglinë jugore.

Udhëheqësi i grupit ishte shqiptari Lulëzim Zefi, 36 vjeç, i cili përdorte korrierë profesionistë për të transportuar drogën. Droga e sekuestruar nga policia kapt vlerën e 720.000 stërlinave. Kreu i grupit, Lulëzim Zefi u dënua me 12 vite burg. Valentin Malocaj me 8 vite burg. Valon Bajgora me 8 vite burg. Gjergji Marku dënua me 6 vite burg. Ramadan Doçi u dënua me 6 vite burg. Admir Simeqi me 6 vite burg. Admir Bici me 2 vite e 8 muaj burg. Kamel Safieddine me 2 vite e 8 muaj burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY