PËRMBYTJET/ Shkatërrimi i pronave e bizneseve, 4 prokurori nisin hetimet

PËRMBYTJET/ Shkatërrimi i pronave e bizneseve, 4 prokurori nisin hetimet

85
0
Shares

Katër prokuroritë e rretheve, Tiranë, Krujë, Fier e Vlorë kanë nisur verifikimet pas kallëzimit të dhjetëra qytetarëve që iu dëmtuan bizneset dhe pronat për shkak të përmbytjeve.

Me dhjetëra qytetarë kanë bërë kallëzim për dëmtimin e banesave dhe bizneseve gjatë përmbytjeve të së enjtes dhe se premtes.
Prokuroritë e rretheve, Tiranë, Krujë, Fier e Vlorë nisën verifikimin e kallëzimeve të dëmeve në zonat e pushtuara nga uji, ku në sitë do të kalojnë të firmat kontraktuale për mirëmbajtjen e akseve rrugore, si ato kombëtare edhe rurale.
Shumë biznese VIP u përmbytën përgjatë autostradës, Tiranë – Durrës, duke bërë përgjegjëse firmat pastruese gjatë takimit që pati, ministri Brendshëm Fatmir Xhafaj ditën e premte.
Prokuroria e Tiranës është ende në fazë fillestare, duke mbledhur dokumentacionin përkatës e më pas do të shprehet nëse ka apo jo shkelje ligjore.
Gjithashtu, organi i akuzës thekson se nisja e verifikimit për kompanitë përgjegjëse të, cilat kishin si detyre mbajtjen hapur të kanaleve kulluese e po kështu të asistonin me mjetet e tyre gjatë situatës së reshjeve të shiut, do të shkrihet edhe më tej, ku do të verifikohet edhe mënyrën sesi i kanë fituar tenderët publik dhe a kanë staf e mjete logjistike përkatëse për të përballuar situata emergjente, siç kaloi i gjithë vendi ynë, mbrëmjen e 30 nëntorit deri më 1 dhjetori.
Ndërkohë, të njëjtat denoncime janë kryer edhe në prokuroritë e Fierit dhe Vlorës. Familjarët pretendojnë se përmbytjet e banesave të tyre kanë ardhur si rezultat i mos funksionimit të kanaleve kulluese, detyre që i takon firmave nënkrotraktore.
Edhe në këto qytete dëmet janë të mëdha, ku me qindra shtëpi banimi dhe toka bujqësore të dëmtuara si rezultat i përmbytjeve.
Zyrtarisht, Komitetit i Koordinimeve të Emergjencave Civile njoftoi se, janë 590 familje të evakuuar dhe 1552 persona të shpëtuar. Po kështu 4715 banesa e 41 biznese u dëmtuan.
Dëm të konsiderueshëm ka edhe në bujqësi, ku si rezultat u përmbytën 10 622 ha. ndërsa 27 shkolla, këtë të hënë nuk e fillojnë mësimin për arsye të kushteve të papërshtatshme. ABCNews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY