FOTO & EMRI/ Gjykata i shton edhe 50 ditë paraburgimit të financierit të Habilajve

Ndaje
Nezar Seitaj

Gjykata e Tiranës ka shtuar me 50 ditë të tjera afatin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për qëllim ekstradimi ndaj Nezar Seitit.
Ai kërkohet nga drejtësia italiane, pasi dyshohet të jetë “financieri” i grupit kriminal të trafikut të drogës, i drejtuar nga Moisi Habilaj.
Në seancë Seiti kërkoi shuarjen e masës së sigurisë, për shkak të mbarimit të afatit kohor të dy masave, me nga 20 ditë dhënë më herët ndaj tij.
Zgjatja e re e afatit është ankimuar në Apel. Sipas avokatit të Seitit, Detar Hysi, Ministria e Drejtësisë ende nuk ka depozituar kërkesën për ekstradim, ndonëse ka përfunduar afati i dy masave me nga 20 ditë. Për këtë shkak avokati kërkon shuarjen e masës së sigurisë.
Nga ana tjetër për Seitin ekziston edhe një masë tjetër shtrënguese, “arrest në burg”, dhënë për të nga Krimet e Rënda, për llogari të hetimit të nisur ndaj tij në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje