Kanabis në gjak, fëmija 20 muajsh përfundon në koma, nën hetim prindërit

Kanabis në gjak, fëmija 20 muajsh përfundon në koma, nën hetim prindërit

81
0
Shares

Konvulsione dhe një krizë të rëndë të frymëmarrjes. Kjo ishte gjendja dramatike e një fëmije 20 muajsh i shtruar që të shtunën pasdite në spitalin e fëmijëve “Vittori Buzzi” të Milanos.
Shkaku është intoksikimi nga Thc, elementi kryesor i kanabisit. Gjendja e foshnjës duket sikur është përmirësuar, por mjekët kanë njoftuar policinë vetëm pas rezultateve të analizave të gjakut.
Sipas forcave të rendit, i vogli e ka gëlltitur substancën në apartamentin e prindërve në Sesto San Giovanni, ndoshta duke e mbledhur përtokë.
I ati, egjiptian, është një konsumator i përhershëm ndërsa nëna e tij, një rumune me disa precedentë për vjedhje. Por në gjakun e nënës nuk është gjetur asnjë gjurmë droge dhe është përjashtuar mundësia e transmetimit nga qumështi i gjirit.
“Të shtunën pasdite,- janë shfajësuar prindërit – ne ishim në një park lojërash, fëmija mund të ketë gjetur një copë hashash dhe mund ta ketë futur në gojë”.
Një shpjegim pak i besueshëm nëse merret parasysh se babai rezultoi pozitiv në testin e drogës. Për momentin, megjithatë, gjykatësit nuk kanë dhënë asnjë masë dhe presin përfundimin e hetimeve nga ana e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY