VIDEO/ Ja si u lajmërua nga Pallati Mbretëror zyrtarizmi i fejesës së...

VIDEO/ Ja si u lajmërua nga Pallati Mbretëror zyrtarizmi i fejesës së Princit Harry

159
0
Shares

Tashmë bëhuni gati për një dasmë mbretërore, pasi princ Harry dhe Meghan Markle janë zyrtarisht të fejuar.
Lajmin e ka konfirmuar vetë familja mbretërore nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar në Twitter, ku shkruhet: “Princ Harry dhe Meghan Markle janë zyrtarisht të fejuar”.
Por para zyrtarizmit të fejesës së tyre një shpallje është bërë nga ana e Oborrit Mbretëror. Lajmësi ka bërë një njoftim tepër interesant në oborr për zyrtarizmin e fejesës mes tyre.
“Dëgjoni, dëgjoni, Pallati Mbretëror njofton se Princi Harry do të fejohet me Meghan. Zoti e ruajt Mbretëreshën”, thotë shpallësi.
Prej kohësh ishte diskutuar ky lajm, që pas zhvendosjes së Meghan në Londër. Tashmë që çifti ynë i preferuar janë fejuar, të gjithë kanë nxituar të pyesin për dasmën: kur do bëhet, ku, a do të jetë një dasmë e madhe si ajo e princ William dhe e Kate? Gjithsesi këto pyetje nuk mund të marrin një përgjigje ende. Ajo që dihet, sipas burimeve për Daily Mail, është se data e martesës do të njoftohet në fillim të muajit janar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY