Rama – Haradinaj: Dy shtete, një diasporë

Rama – Haradinaj: Dy shtete, një diasporë

65
0
Shares

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij nga Kosova, Ramush Haradinaj, u zotuan sot nga Korça ku po mbajnë mbledhjen e katërt mes dy qeverive që Shqipëria dhe Kosova të kenë një diasporë.
“Këtë herë kemi marrë angazhimet të rëndësishme sa i përket diasporës, e cila do të konsiderohet një, për këtë arsye edhe qendrat e kulturës që ndihmojnë në promovimin e bashkëjetesës mes nesh, programet e mësimit, aktivitetet me përfaqësuesit e diasporës do t’i bëjmë si një. Pavarësisht se jemi të ndarë në dy shtete, diaspora është një”, tha Kryeministri Rama.
“Më vjen mirë që mbledhja që sapo mbyllëm flet vetë për një bilanc arritjesh të rëndësishme, bazuar mbi sa kemi bërë, ne kemi marrë këto angazhimet me bindjen se ka shumë për të bërë dhe mundësitë janë aty. Që nga mbledhja e parë në Prizren në vitin 2014, ne e kemi pasuruar këtë bashkëpunim me disa pjesë të rëndësishme, ndërkohë që mbetet shumë për tu plotësuar”.
Kryeministri Rama tha u shpreh i vendosur për ta fuqizuar më tej shërbimin e përbashkët diplomatik dhe politik, “qoftë në qasjen tonë rajonale qoftë në rrugën e përbashkët drejt Bashkimi Europian.”
“Jemi duke pritur që të finalizojmë unifikimin doganor, do të vazhdojmë me heqjen e barrierave tarifore që të jenë shumë më fleksibël qarkullimin e njerëzve dhe të mallrave”.
Kjo është mbledhja e katërt mes qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës dhe do të zgjasë 2 ditë. Pas mbledhjes së sotme në Korçë, mbledhja vazhdon nesër në Vlorë ku festohet edhe 105-vjetori i Pavarësisë.
Në mbledhjen “Një tokë, një ëndërr, një popull”, u nënshkruan një sërë marrëveshjesh, 2 prej të cilave kanë të bëjnë me diasporën.
Kryeministri Rama tha se mbledhja e ardhshme e dy qeverive do të mbahet në Pejë dhe se, “këto mbledhje nuk duhet të shikohen assesi si provokime për të tjerët”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY