EMRI/ Trafikanti shqiptar i drogës arrestohet në momente intime me gruan

EMRI/ Trafikanti shqiptar i drogës arrestohet në momente intime me gruan

138
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 36-vjeçar nga Kosova është arrestuar pasditen e djeshme në Venedik për trafik ndërkombëtar droge. Adem Bujari, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej 10 nëntorit të vitit të kaluar nga gjykata e Perigueuc në Francë për trafikim të lëndëve narkotike.
Ai ra në gjurmët e policisë pas përqendrimit të hetimeve tek të afërmit dhe miqtë, ku 36 vjeçari kishte fluturuar nga Franca për në aeroportin Marco Polo në shoqërinë e tyre. Ai kishte ardhur në Itali për të takuar të dashurën e tij, raportojnë mediat italiane.
Rreth një orë e gjysmë pas mbërritjes së tij në Itali, dhe pas disa xhirosh në rrugën Piazzale Roma, gruaja mbërriti në sheshin përballë Shën Lucias ku, pas pritjes disa minuta, ai vrapoi drejt hyrjes së stacionit duke përqafuar atë. Në ato momente efektivët e policisë e kanë rrethuar duke bërë të mundur kështu kapjen e tij. Gjatë kontrollit policia gjeti një biletë treni dhe një pasaportë të lëshuar nga autoritetet shqiptare, që rezultoi të ishte e falsifikuar. I arrestuari u dërgua në burgun e Santa Maria Maggiore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY