Monika Kryemadhi: Zhgënjimi dhe vlerësimi im për Ilir Metën

Monika Kryemadhi: Zhgënjimi dhe vlerësimi im për Ilir Metën

145
0
Shares

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cilëson një zhgënjim darkën e 1 majit, mes kryetarit të PS, Edi Rama, dhe Ilir Metës. Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “Neës24”, Kryemadhi thotë se nëse ajo do të ishte e pranishme në atë darkë apo në arritjet e marrëveshjes, situata sipas saj do të ishte ndryshe.
“Do ta përmendja zhgënjimin e 1 majit, darka e Metës me Ramës. Po të isha prezent nuk do ishte kjo situatë që është sot. Edhe sa i përket marrëveshje PS-LSI nuk kamë qenë absolutisht e përfshirë”, shprehet Kryemadhi.
Sakaq, ajo ka komentuar edhe bashkëshortin e saj Ilir Meta, në sjelljen e tij në politikë.
“Ilir Meta është shtetar shumë i mirë. Sigurisht është edhe lider shumë i mirë. Por është për vendet skandinave, jo për këto vendet ku krimi është ulur këmbëkryq. Ai është tolerant, dhe ka besim. I beson njerëzit”, tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY