DETAJE/ Itali, zbulohet grupi famëkeq i Napolit, prangosen 9 tutorë shqiptarë “menaxherë”...

DETAJE/ Itali, zbulohet grupi famëkeq i Napolit, prangosen 9 tutorë shqiptarë “menaxherë” të 15 prostitutave

154
0
Shares

Një grup prej 9 shqiptarësh janë zbuluar nga policia e Marcianisë në afërsi të Napolit për shfrytëzim prostitucioni.
Nëntë personat dyshohet se janë tutorë të 15 vajzave të cilat prostituojnë në rrugën Avenue Charles III, bëjnë me dije mediat italiane.
Pas urdhrit nga Gjykata e Santa Marias me kërkesë të prokurorisë lokale, policia e Marcinës ka bërë të mundur ekzekutimin e këtij urdhri, ku 5 prej shqiptarëve janë arrestuar dhe të tjerët janë lënë në arrest shtëpie.
Pas hetimit është zbuluar ekzistenca e një grupi shqiptarësh të cilët merreshin me promovimin e prostitucionit e 15 grave të kombësive të ndryshme, përgjatë bulevardit Charles III që kalon nëpër qytetet e Marcianise, Capodrise, San Marco Evangelista dhe San Nicola la Strada . Identiteti i shqiptarëve ende nuk bëhet i ditur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY