FOTO GALERI/ Shqiptarë e turq të fshehur në kamionë, shkatërrohet banda britanike

FOTO GALERI/ Shqiptarë e turq të fshehur në kamionë, shkatërrohet banda britanike

72
0
Shares

Një burrë dhe një grua janë arrestuar në jug të Uellsit, ndërsa një tjetër në Londër, pasi akuzohen si pjesë e një bande që trafikonin emigrantë të jashtëligjshëm nga Shqipëria dhe Turqia drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas BBC, Zyra Qendrore për Emigracionin dhe ekipet e policisë e zhvilluan operacionin e tyre këtë të enjte.
Një 32-vjeçar dhe një grua 66 vjeç, u arrestuan në një banesë në Risca, qarku Caerphilly, ndërsa një 27-vjeçar u ndalua në Peckham, Southwark.
Ata dyshohen se janë pjesë e një bande përgjegjëse për tentativën e trafikimit të rreth 120 shqiptarëve dhe turqve.
Banda, sipas autoriteteve britanike, dyshohet se e ka ushtruar aktivitetin kriminal mes muajit Mars dhe Nëntor të këtij viti. Ata përdornin ndarje sekrete në kamionë, për të fshehur emigrantët.
Dave Fairclough, nga Ekipi Penal dhe Financiar i Ekipit të Imigracionit, tha: “Ky hetim synon një rrjet të organizuar të dyshuar për mbikëqyrjen e përpjekjeve për t’iu shmangur kontrolleve të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar”.
“Trafikimi i njerëzve është një tregti e ligë, e cila i trajton individët e pambrojtur pak më mirë se mallrat”.
“Hetimet tona për këtë grup të dyshuar të krimit të organizuar do të vazhdojnë me provat që kemi marrë sot”.
Çifti i Riscas po merret në pyetje në Newport.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY