BATUTAT/ Dash Shehi tregon një histori të jetuar dhe ironizon: Pas 15...

BATUTAT/ Dash Shehi tregon një histori të jetuar dhe ironizon: Pas 15 vitesh Shqipëria si Afganistani, nuk e mendova se vendi do të zgjidhte ministër Ismail Kahnin

164
0
Shares

Dashamir Shehi, mbrëmjen e sotme, tha në studion e emisionit “Opinion” se qeveria Rama është tashmë e përlyer në trafikun e drogës.
Për të ilustruar se në çfarë gjendje ndodhet vendi, Shehi kujtoi një histori ku ai vetë kishte shkuar në Afganistan, së bashku me ish Presidentin e Republikës, Alfred Moisiu.
“Kur shkuam në Afganistan 15 vjet përpara ku kishim trupat tona atje dhe Kabulin e kontrollonte ushtria ndërkombëtare europiane. Gjenerali francez na nxori një hartë të Afganistanit në kohën kur ishin zgjedhjet për t’u bërë Karzai për herë të parë President, dhe tha… ‘Kemi një shpesë të madhe te ky djali, Karzai që ka ardhur nga Amerika sepse ky i kontrollon të gjithë këto krerët lokalë, sepse këtu është një hall i madh. Veriun e kontrollon Ismail Khani, Jugun e kontrollon Xhevat Khani, Lindjen e kontrollon Abdullah Khani, qendrën e kontrollon Seit Khani’, – Khan i thonë mbretit ata, ‘Dhe i vetmi që mund t’i puqë është Karzai sepse Ismail Khani do të bëhet Ministër i Mbrojtjes, Xhavit Khani do bëhet ministër i brendshëm sepse këta e mbjellin drogën dhe kontrollojnë drogën, dhe droga këtë vit është rritur dyfish meqë janë zgjedhjet.
Një botë krejt ndryshe nga e jona, ne në Europë, ata në Afganistan, një realitet sureal nga ana politike dhe kur mendoj sot që kemi mbërritur ne, Shqipëria, që Ministër të Brendshëm të vëmë Ismail Khanin, Ministër të Mbrojtjes të vëmë Xhavit Khanin dhe të mbjellim Shqipërinë gjithë drogë, nuk më kishte shkuar mendja që vendi im në mes të Europës do mbërrinte kështu si gjysmë Afganistan”, u shpreh Shehi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY