VIDEO/ Tërmet shkatërrimtar në Lindjen e Mesme, 200 të vdekur dhe 2800...

VIDEO/ Tërmet shkatërrimtar në Lindjen e Mesme, 200 të vdekur dhe 2800 të plagosur

184
0
Shares

Rajoni kufitar verior midis Iranit dhe Irakut është goditur nga një tërmet tepër i fuqishëm, me magnitudë 7.3 ballë, që ka shkaktuar shumë viktima dhe dëme të pallogaritshme materiale. Nga goditja shkatërrimtare kanë mbetur të vdekur të paktën 214 persona dhe janë plagosur rreth 2.800 të tjerë. Irani zyrtar ka njoftuar se 70.000 persona kane nevojë për strehim urgjent pasi tërmeti u ka shkatërruar shtëpitë. Pjesa më e madhe e viktimave janë nga provinca perëndimore e Kermanshah, ndërkohë që në Irak kanë humbur jetën të paktën shtatë persona. Në kryeqytetin e vendit Bagdad, turma gjigande të njerëzve kanë dalë të tmerruar ne rrugë ndërsa xhamitë kanë transmetuar lutje përmes altoparlantëve. “Isha ulur me fëmijët e mi  dhe po hanim darkë dhe papritmas ndërtesa po lëkundej në ajër. Në fillim mendova se ishte ndonjë bombë e madhe, por pastaj dëgjova të gjithë përreth meje duke bërtitur: ‘Tërmet!’”, tha një zonjë për agjencinë e lajmeve ‘Reuters’.

12/11/2017 Major Earthquake Iran and Iraq border.

12/11/2017 Major Earthquake Iran and Iraq border.Ya Allah Kher kari Ameen

Publié par FunLand007 sur lundi 13 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY