FOTO/ 29 vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e ndodhur në tunelin...

FOTO/ 29 vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e ndodhur në tunelin e Kalimashit ishte këngëtare e muzikës popullore

251
0
Shares

Një aksident tepër i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në “Rrugën e Kombit”, në hyrje të tunelit të Kalimashit. Si pasojë e përplasjes u plagos dhe më pas ndërroi jetë në spital 29 vjeçarja Stela Gjoka. Makina ku ndodhej vajza 29 vjecarja doli nga rruga dhe u përplasur me bordurat anësore të saj. Gazetari Gjergj Marku shkruan në një postim në Facebook, se vajza me emrin Stela është një kengëtare e muzikës popullore. Ajo ka kënduar sipas tij në eventin “Mirdita Turistike 2017″ me Prena Becin, sepse e donte shumë Mirditën dhe grupin artistik.
Postimi i gazetarit Gjergj Marku:
“Ndërron jetë, e mira STELA! Ne moshe fare te re, pas nje aksidenti tragjik ne dalje te tunelit te Thirres ne autostrade, nderroi jete kengetarja Stela Gjoka. Mbaj mend qe me kerkoi te vinte qe nga Kosova per ne “Mirdita Turistike 2017” me Prena Becin, sepse e donte shume Mirditen dhe grupin artistik, sidomos kur ai performonte ne Dasmen Turistike, ndaj ate dite korriku ajo ishte pjese e kanges se granise ashtu e urte, e qeshur dhe tejet korrekte. Me pastaj dhe ne klipin “Doruntina e Mirdites”. Jane dy foto qe i kam shkrepur, me sa duket, per ta mbajtur ne kujtese ashtu te qeshur, gjithe miresi e shpirbardhesi te miren STELA! Ngushellime te thella e te sinqerta, familjes, te afermeve dhe dashamireve te saj, nga artistet e Ansamblit MIRDITA!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY