Vasili-Ramës: Shkollëpakti me humor të shpifur në Dibër

Vasili-Ramës: Shkollëpakti me humor të shpifur në Dibër

90
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka komentuar vizitën e Qeverisë në Dibër këtë fundjavë dhe takimet e Edi Ramës me qytetarët. Sipas Vasilit, shkollëpakti kryeministër shkoi në Dibrën që mbushi me drogë, për të prodhuar humor të zi me hallet e pafundme të qytetarëve aty. Ai ka një koment ironik për qëndrimin e kryeministrit ndaj grave të Dibrës, duke thënë se ato janë të zgjuara dhe nuk qeshin me gratë e qeverisë së tij, që qeshin edhe pa folur ai.
Postimi i Petrit Vasilit:
“Në Dibër papunësia dhe varfëria janë shumë të rënda. Halle të mëdha rëndojnë mbi dibranët. Atë që kishin mangut nga hallet e shumta, ishte humori i shpifur i shkollëpakut kryeministër. Ky në Buxhetin që ka prurë në Kuvend s’ka asgjë për Dibrën dhe dibranët. Po, shumë drogë dhe kriminelë i ka bërë peshqesh Dibrës dhe dibranëve. Sa për gratë e Dibrës, dihet botërisht zgjuarsia e tyre dhe ato qeshin shumë mbi zë e nën zë me këtë të rrjedhur. Mbase ky shkollëpakti i ngatërron gratë e mençura të Dibrës me gratë e tij të qeverisë, që qeshin edhe pa folur ai.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY