Shkodër, ndalohen një vajzë dhe një djalë që shpërndanin heroinë

Shkodër, ndalohen një vajzë dhe një djalë që shpërndanin heroinë

162
0
Shares

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrance një djalë dhe një vajzë që shpërndanin heroinë në lagjet e qytetit. Uniformat blu kanë sekuestruar 25.4 gram lëndë narkotike heroine gjatë aksionit të kryer në lagjen “Bahçallëk”. Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës material edhe një automjet tip Audi, 3 telefona celular dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme. “Me datë 07.11.2017 pas një pune të mirëfilltë të kryer nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër u finalizua me sukses operacioni i koduar “Bahçallëku” ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Denis Shema, 34 vjeç, banues në Shkodër, Romina M. 26 vjeçe, banuese në Shkodër. Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Bahçallek”, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin tip Audi me targë AA811ED të shtetasit Denis Shema u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, me peshë 25.4 gram”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Shkodër Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Bahçallëku”Arrestohen në flagrancë 2 shtetas nga PoliciaSekuestrohen 25.4 gram lëndë narkotike HeroinëMe datë 07.11.2017 pas një pune të mirëfilltë të kryer nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër u finalizua me sukses operacioni i koduar “Bahçallëku” ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:D.Sh, 34 vjeç, banues në ShkodërR. M. 26 vjeçe, banuese në ShkodërArrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Bahçallek”, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin tip Audi të shtetasit D.Sh u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, me peshë 25.4 gram.Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjeti tip Audi, 3 telefona cellular dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Publié par Policia e Shtetit sur mardi 7 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY