KONCENSIONET/ Shefja e Bankës Botërore: Interesi i vendit dhe qytetarit të vendoset...

KONCENSIONET/ Shefja e Bankës Botërore: Interesi i vendit dhe qytetarit të vendoset përpara interesit të privatit

77
0
Shares

Përfaqësuesja e përhershme e Bankës Botërore në Tiranë, Maryam Salim në një intervistë për “Scan” ka kritikuar planin e qeverisë për të aktivizuar projektin “1 miliard euro” për veprat infrastrukturore nën modelin e Partneritetit Publik Privat.
Në këtë prononcim të parë që nga marrja e detyrës, Salim ka deklaruar se pavarësisht nevojës së madhe për investime, modeli i PPP-ve nuk duhet të konsiderohet zgjidhje për secilin problem që ka vendi. Për të nuk është aspak positive dëshira e qeverisë shqiptare për të dhënë me koncesion çdo punë publike.
“Partneritetet Publike Private janë të njohura në të gjithë botën, sepse gjithnjë e më tepër qeveritë kanë tendencat e tyre të përdorin këto partneritete në mënyrë që të përmbushin nevojat e shumta në infrastrukturë. Me qenë se shikojmë ndryshime të shumta në fushën demografike apo klimatike, do të shikojmë që ka gjithmonë e më shumë një nevojë në rritje sa i përket programeve infrastrukturore. Në zhvillime të tilla, për një vend është e pamundur që t’i përmbushë të gjitha nevojat e kohës, por nga ana tjetër partneriteti me sektorin privat, së bashku me kapitalet sjell edhe ekspertizën e vyer dhe është një bashkëpunim shumë i madh për të ardhmen. Por Partneritetet Publike Private nuk janë zgjidhje për të gjitha problemet që mund të kenë qeveritë”, ka theksuar Salim. Përfaqësuesja e lartë e Bankës Botërore në Tiranë për të njëjtën çështje ka thënë se qeveria shqiptare në strategjinë e saj Partneritet-Publik-Priva përpra nevojave të privatit duhet të vërë interesat e vendit dhe të popullit.
“Kështu për qeveritë është e rëndësishme që së pari të identifikojnë prioritetet kryesore, domethënë çfarë prioritetesh ka qeveria për sa i përket investimeve, cilat janë ato prioritete që i japin më shumë vlerë të shtuar ekonomisë, njerëzve dhe vendit në përgjithësi? Por në momentin kur mendohet për partneritetin publik privat, Autoriteti Kontraktual që është qeveria në këtë rast, do të duhet të hartojë marrëveshje që jo vetëm i përmbush nevojat e sektorit privat, por është e rëndësishme që të merren parasysh nevojat e vendit dhe të populli”, nënvizon ajo.
Salim është shprehur se është kundër asaj çfarë po bën qeveria Rama me koncesionet në infrastructure, duke ja dorëzuar të gjitha punët publike kompanive private. Sipas saj është e rëndësishme që t’i kushtohet rëndësi edhe aspektit të transparencës dhe llogaridhënies.
“Jo të gjitha projektet infrastrukturore duhet t’i lihen në dorë Partneriteteve Publike Private. Disa prej tyre duhet të menaxhohen nga qeveria, ndërkohë që disa prej tyre janë të destinuara për sektorin privat. Një tjetër faktor i rëndësishëm që duhet të merret parasysh është eksperienca që ka qeveria ose eksperienca e sektorit privat. Nëse njëri nga të dy partnerët ka më shumë eksperiencë atëherë duket sikur njëri prej tyre ka më tepër epërsi. Po ashtu është e rëndësishme të mendohen në detaje edhe implikimet fiskale, sepse në fund të ditës privatët do të marrin përsipër projekte të caktuara, atëherë do të duhen të paguhen borxhet private, ndërkohë që këto borxhe apo shpenzime dalin nga buxheti i shtetit. BB po punon ngushtë me Ministrinë e Financave, në mënyrë që të rishikojmë investimet, në mënyrë që të shqyrtojmë edhe një herë risqet dhe potencialet për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë”, thekson Salim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY