HABILAJT/ Oficeri i antidrogës: Ja kërcënimet që morëm kur ndaluam “Audin” e...

HABILAJT/ Oficeri i antidrogës: Ja kërcënimet që morëm kur ndaluam “Audin” e Tahirit

310
0
Shares

Lidhur me incidentin që ndodhi në fillim të 2014-ës, kur u shoqëruan në komisariat dy vëllezërit Habilaj, kushërinj të ish-ministrit të Brendshëm, ka reaguar edhe ish-agjenti i antidrogës së Fierit, Bledar Naçi. Në një intervistë të gjatë dhënë për gazetarin Basir Çollaku, Naçi rrëfen se si “Audi” AA003GB kundërshtoi kontrollin dhe i iku postbllokut të policisë.Ai shprehet se Habilajt u shoqëruan në komisariat, megjithëse kërcënuan efektivët e policisë. “Do ta shikoni ça do ju bëjmë, është makina e ministrit”, ishte një nga frazat që përsërisnin Habilajt sipas Naçit. Pas këtij incidenti, njësoj si shokët e tij, Naçi u akuzua se i kishte marrë 10 mijë lekë të reja një personi, që sot rezulton i dënuar për disa vepra penale. Një vit pasi Bledar Naçi bashkë me efektivë të tjerë si Antonio Nazeraj dhe Dritan Zagani guxuan dhe ndaluan “Audi”-n e Tahirit që përdornin vëllezërit Habilaj për trafik të lëndëve narkotike, nisi tatëpjeta për të gjithë dhe ata u kërcënuan në mënyrë të vazhdueshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY