MOTI – ALARMI/ Meteorologët: Kujdes nesër!

MOTI – ALARMI/ Meteorologët: Kujdes nesër!

266
0
Shares

Orët e vona të pasdites dhe dita e nesërme sjellin reshje shiu, që sipas meteorologëve rrezikojnë të sjellin edhe përmbytje.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit: Sot pasdite vonë rifillojnë reshje, kryesisht në zonën jugperëndimore. Nesër (data 7 nëntor) reshjet do të përfshijnë të gjithë territorin. Lokalisht, mbi 50 mm/24 orë në qarqet Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, kryesisht në terrenet malore dhe pranë tyre.
Në fund të ditës së nesërme, ekziston mundësia e problemeve të përmbytjeve të vogla urbane, në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve.

Temperaturat
Gjatë ditës së nesërme, sipas IGJEUM, temperaturat ekstreme të ajrit pritet të luhaten:

Në bregdet Temperaturat minimale do të zbresin deri në 12 °C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 19 °C.

Në vendet e ulëta Përkatësisht 9 / 15 °C.

Në vendet malore Përkatësisht 5 / 11°C.

 

Ndërkohë Meteoalb parashikon që temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm gjatë mëngjesit, por një rënie të lehtë sjellin orët e mesditës, si pasojë e vranësirave.
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke krijuar në det dallgë 5 ballë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY