DETAJE/ Itali, kapet sasi e madhe kokaine e kanabisi, arrestohen dy trafikantë...

DETAJE/ Itali, kapet sasi e madhe kokaine e kanabisi, arrestohen dy trafikantë shqiptarë

273
0
Shares

Një operacion i përbashkët i policisë së Parmas asaj të Mantovas dhe Guardia di Finanza-s ka çuar në sekuestrimin e 11 kg kokainë, 9 kg marijuhanë dhe 11 mijë euro “cash”.
Në pranga janë vënë dy shqiptarë, të cilët janë çuar në burg, raportojnë sot mediat italiane.
Hetimet nisën tetorin e shkuar kur agjentët e policisë së Parmas mësuan se së shpejti, nga shtetas shqiptarë do të vinte një sasi e madhe kokaine e destinuar për tregun vendas.
Hetimet e mëtejshme të kryera nga seksioni i antidrogës çuan policinë në provincën fqinje të Mantovas. Aty efektivët e policisë lokale ishin duke kryer hetime për një shqiptuar, me banim në komunën Viadana, më pas i identifikuar si T. S., 37 vjeç, me precedentë penalë në shpërndarjen e kokainës.
Në këtë pikë, hetimet vijuan në bashkëpunim mes dy policive italiane, gjithashtu me përfshirjen e Guardia di Finanza-s në Mantovas.
Pas ndjekjeve të shqiptarit nga efektivët, të shtunën, agjentët vunë re se T. S., doli nga shtëpia me një kuti që e ngarkoi në bagazhin e makinës së tij tip “Audi A4 SW”. Pak orë më vonë, një makinë tip “Lancia Ypsilon” i afrohet banesës së shqiptarit. Në drejtimin e saj ishte një i ri, i identifikuar më pas si M. Z., 27 vjeç. Ky i fundit morri pakon nga T. S., dhe u largua sërish në makinën me të cilin kishte shkuar pranë banesës së T. S.
Në këtë pikë, agjentët hyjnë në veprim. M. Z. ndalohet dhe nga kutia që kishte në makinë u gjetën 8 paketime me kokainë, për një peshë totale prej 8 kg. Efektivët e Guardia di Finanzia ndërhyjnë në apartamentin e T. S., ku u gjetën 2 paketime të tjera me 3 kg kokainë.
Ndërsa në një garazh, po në Viadana u zbuluan rreth 9 kg marijuhanë. Gjatë kontrolleve u gjetën edhe 11 mijë euro, që dyshohet se do të shkonin për blerje droge.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY