LSI sfidon ambasadorët Lu dhe Vlahutin: Po tani pse nuk flisni? Çfarë...

LSI sfidon ambasadorët Lu dhe Vlahutin: Po tani pse nuk flisni? Çfarë po prisni?

236
0
Shares

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkon publikisht ambasadorëve të BE dhe SHBA, përkatësisht Romana Vlahutin dhe Donald Lu të shprehen për reformën në drejtësi. Sipas Petrit Vasili kjo reformë është cenuar nga partia në pushtet.

Statusi i plotë i Petrit Vasilit në “Facebook”
Lu dhe Vllahutin ç’prisni (?), reforma ne drejtësi u kap nga Rilindja, askush nuk beson më te ajo.
Rilindja rrëzon përfundimisht reformën në drejtësi.
Edhe shqiptari më i fundit nuk ka harruar se u garantuan publikisht nga ambasadorët Lu dhe Vllahutin, se ligjet e reformës ne drejtësi do t’i bënin ekspertët dhe do të vinin për miratim pa ndryshime në parlament.
U vendos kështu, me qenë se ekspertët ishin të pavarur, të mbështetur nga Euralius, OPDAT dhe Komisioni i Venecias, që të mos lejohej politika që të kapte drejtësinë.
Por, Rilindja e shkeli dhe e shtypi këtë parim. Tani ligjet e reformës i bën totalisht Rilindja, madje mbrëmë i ndryshoi totalisht edhe përmbajtjen edhe titullin ligjeve që ekspertët përgatitën; ashtu siç bënë edhe me Vetting-un dy javë më parë, ku i shkurtuan edhe njerëzit edhe paratë.
Reforma në drejtësi ra.
Parimet e reformës dhe grupi i ekspertëve me Euralius dhe Opdat u asgjësuan.
Reforma u kap nga Rilindja ditën për diell.
Lu dhe Vlahutin, reagoni! Ç’prisni!? Zhgënjimi popullor është i madh. Askush nuk beson më tek reforma në drejtësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY