Ministri Ahmetaj refuzon të përgjigjet për arbitrazhin, opozita braktis Komisionin e Ekonomisë

Ministri Ahmetaj refuzon të përgjigjet për arbitrazhin, opozita braktis Komisionin e Ekonomisë

78
0
Shares

Deputetët e opozitës, PD dhe LSI janë larguar nga mbledhja e Komisionit të Ekonomisë. Shkak për këtë u bë një debat mes deputetit të LSI, Spahiu dhe kreut të komisionit Braçe.
Deputeti i LSI kërkoi informacion nga ministri i Financave që ishte i pranishëm në mbledhje lidhur me gjyqet ndërkombëtare që po humbet Shqipëria të cilat u kushtojnë buxhetit të shtetit 2 milionë euro.
Përparim Spahiu duke iu referuar shkrimeve në media, tha se “nëse humbasim 2 milionë euro është shifër e frikshme, ndaj duam shpjegim se çfarë po ndodh me këto gjyqe”.
Erion Brace i tha se nuk lexon gazeta ndaj duhet të bazohet në fakte kur ngre pyetje për ministrin. Më pas Braçe, pyeti Ahmetajn nëse kishte diçka për të thënë për këtë çështje, por ministri refuzoi. Në këto kushte, të gjithë deputetët e opozitës u ngritën nga karriget.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY