FOTO GALERI/ Japonia, një skuadër femrash për mbrojtjen e Melani Trump

FOTO GALERI/ Japonia, një skuadër femrash për mbrojtjen e Melani Trump

294
0
Shares

Një skuadër policie e përbërë e gjitha nga gra. Kështu ka vendosur ta mbrojë departamentin i policisë së Tokios, Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump. Skuadra speciale ka nisur përgatitjet me simulime të ndryshme për pritjen e Zonjës së Parë.
Të veshura me kostum të zi, oficeret japoneze kanë kryer një sërë simulimesh, duke zhvilluar manovra mbrojtëse në prag të mbërritjes së Melania Trump.
Kjo është një mënyrë për të treguar se forcat e sigurisë japoneze e kanë marrë shumë seriozisht dhe po përpiqen të tregojnë respekt, shpjegon një ish-agjent i Shërbimit Sekret amerikan. Vendosja e një skuadre vetëm me gra oficere për mbrojtjen e Melania Trump, është një shenjë mikpritjeje, tha ai për CNN.
Më herët Zonjës së Parë Michelle Obama, i është caktuar një skuadër mbrojtjeje vetëm me gra, edhe në këtë rast në një vizitë në vendet aziatike.
Presidenti Donald Trump dhe Zonja e parë Melania do të vizitojnë Japoninë të dielën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY