Avokati italian i Habilajve: Materiali voluminoz, nuk e di ende çfarë mund...

Avokati italian i Habilajve: Materiali voluminoz, nuk e di ende çfarë mund të ketë dosja për Saimir Tahirin

119
0
Shares

Për lidhjet e Habilajve me ish-ministrin Tahiri, avokati italian Biagio Maurizio Catalano, i cili është dhe avokati i Meridan Sulajt dhe Fatmir Minajt, nënvizon se një gjë të tillë nuk e ka parë në akte.
“Për këtë figurë, për ish-ministrin më kanë folur të tjerët por jo aktet. Mua nga aktet nuk më rezulton as edhe një presje. Ndaj objektivisht duhet të flas për një gjë që e kam dëgjuar nga jashtë procesit dhe jo brenda procesit. Mua s’më ka ndodhur ta takoj asgjëkund, nuk ekziston të paktën nga aktet që kam konsultuar unë. Por më duhet ta rithem, bëhet fjalë për një pjesë shumë të vogël të përmbledhjes, më pas në pjesën tjetër nuk e di se çfarë mund të ketë. Deri në këtë pikë, mua s’më rezulton asgjë për ndonjë autoritet politik apo ndonjë tjetër”, tha avokati Catalano.
Këto deklarime,avokati italian i i bri sot, në përfundim të seancës në Gjykatën e Rivlerësimit të Catanias, e cila mori në shqyrtim ankimimet e bëra nga 6 prej 7 të arrestuarve të të ashtuquajturit “Grupi Habilaj”, mbi të cilët rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Foto, Biagio Maurizio Catalano, avokati italian i Habilajve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY