Hetimet për Tahirin dhe Habilajt, dosja në dorë të (mos)përkthimit nga ministria...

Hetimet për Tahirin dhe Habilajt, dosja në dorë të (mos)përkthimit nga ministria e Drejtësisë

218
1
Shares

Moisi Habilaj dhe dy vëllezërit e tij në komunikimet me anëtarët e grupit nuk përdornin numra telefonik të regjistruar në emrin e tyre.
Nga hetimet që po kryhen në Shqipëri kompanitë telefonike ju kanë kthyer përgjigje prokurorëve të Krimeve të Rënda, ku shpjegohet Habilajt bisedonin me të tjerë të dyshuar me numra të regjistruar në emër të Klevis Shahaj, Gjyste Shtjefnit dhe Neritan Mezurit. Të dyshuarit si trafikantë droge komunikonin me telefonat e tyre vetëm me të afërmit, shtojnë burime të Top Channel.
Siç rezulton deri më tani, grupi një pjesë e të cilit gjendet në qeli në Itali dhe një pjesë në Shqipëri për një dosje tjetër, ka marrë formë të organizuar në muajt prill – maj 2016.
Sipas Prokurorisë, nëntë persona, mes tyre Taulant Haxhiraj e të tjerë, për të cilët janë mbyllur hetimet në Shqipëri, pasi siguruan sipërfaqe toke në pyje në pronësi të shtetit apo të personave privatë, kultivuan në to kanabis sativa.
Kultivimi u realizua në parcela të ndryshme, thotë Prokuroria në sasira nga 4500 deri në 5 mijë rrënjë. Për kultivimin mbarëvajtjen e aktivitetit dhe ruajtjen e parcelave, ata punësuan një numër të lartë personash, thotë Prokuroria, punëtorë të cilët u sistemuan nëpër kasolle të ndërtuara pranë parcelave.
Krahas këtyre veprimeve të dyshuarit vendosen lidhje me punonjës policie shpjegon më tej akuza, duke marrë prej këtyre të fundit, jo vetëm mbarëvajtjen e aktivitetit, por edhe mosdhënien e informacionit për vendndodhjen e parcelave.
Ky version i Prokurorisë jepet gjatë caktimit të masës së sigurisë për dy të arrestuarit në Shqipëri për llogari të drejtësisë italiane. Prokuroria shpjegon gjithashtu se urdhëroi regjistrimin e emrit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si person nën hetim për llogari të këtij procedimi që ka nisur nga të dhënat e publikuara nga media.
“Regjistrimi procedimit të mësipërm u bë mbi bazën e të dhënave të përfituara nga media në lidhje me faktin e arrestimit nga autoritetet italiane të shtetasit Moisi Habilaj, si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte narkotike”, thuhet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Por burimet thonë se pyetja e Saimir Tahirit kësaj radhe me kërkesë të Prokurorisë, do të bëhet atëherë kur të përfundojë përkthimi i dosjes “Habilaj”, që është nën proces në ministrinë e Drejtësisë. Më herët, Saimir Tahiri është pyetur në Prokurori me kërkesë të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY