Berisha: Partia Popullore Europiane dënon bllokimin e drejtësisë nga Noriega

Berisha: Partia Popullore Europiane dënon bllokimin e drejtësisë nga Noriega

98
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë të lecojnë deklaratën e Partisë Popullore Europiane. Një ditë më parë PPE dënonin me forcë zhvillimit e fundit politike në Shqipëri, ku sipas tyre Kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca po bajnë peng reformën në drejtësi.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri:

Partia Popullore Europiane, grupi parlamentar i saj në Parlamentin Europian dënojnë bllokimin e drejtësisë nga Noriega!

Lexoni deklaratën e tyre për zhvillimet dramatike në Shqipëri! sb

“Grupi i Partive Popullore Europiane ka ndjekur me vëmendje presionin politik të kohëve të fundit mbi Prokurorinë, nisur nga fakti se Prokuroria Shqiptare për Krimet e Rënda, i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit për ish-Ministrin e Punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri në mënyrë që ta hetojë për akuzat e korrupsionit dhe trafikimit të drogës. Megjithatë, Partia Socialiste, shumica qeverisëse në Kuvend, në 25 tetor votoi kundër heqjes së plotë të imunitetit politik të Tahirit.

Grupi i Partive Popullore Europiane mbështet plotësisht Z. Lulzim Basha, lideri i Partisë Demokratike, i cili dënoi presionin politik të Kryeministrit të Shqipërisë mbi Prokurorinë, dhe përdorimin e shumicës parlamentare për mbrojtjen politike të ish-ministrit Tahiri.

Grupi i Partive Popullore Europiane i bën thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe shumicës qeverisëse të ndërpresin menjëherë presionin politik ndaj Prokurorisë si dhe të kanalizojnë instrumentet e tyre politikë, në mbrojtje të drejtësisë.

Grupi i Partive Popullore Europiane, nënvizon se dekriminalizimi I zyrtarëve publik është një hap i rëndësishëm për fuqizimin e kulturës politike në vend. Gjithashtu, lufta kundër krimit të organizuar mbetet një çështje jetike për Shqipërinë në drejtim të angazhimit të saj për sundimin e ligjit në kuadër të procesit të Integrimit Europian.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY